Xhelal Sveçla: Tensionimi i situatës për Deharin varet nga pushteti (Video)

24.11.2016 18:16:47

Përshkallëzimi i situatës në vend pas vdekjes se Astrit Deharit varët nga pushteti, thotë Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje. Anëtari i Kryesisë së kësaj lëvizje thotë se Vetëvendosje nuk do të ndalët së kërkuar drejtësi për sa kohë qe nuk zbardhet vdekja e Deharit.

Në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’, Sveçla ka thënë se ky pushtet në çdo moment është duke e luftuar Vetëvendosjen, dhe kjo sipas tij, sjell pakënaqësi, mllef dhe zemërim jo vetëm të aktivistëve të VV-së, por edhe të qytetarëve në përgjithësi.

I pyetur se cilat do të jenë veprimet e Vetëvendosjes, ai ka thënë se janë duke e pritur raportin e ekspertëve të pavarur të angazhuar nga familja dhe me pas do të bëjnë publik hapat qe do t’i bëjnë.