Zbulohet data dhe vendi ku ISIS do të kryente sulmin tjetër në Francë

24.11.2016 18:26:00

Të dyshuarit e arrestuar fundjavën e fundit në Francë, nën dyshimin për terrorizëm, po planifikonin të kryenin sulme më 1 dhjetor në zona historike dhe të rëndësishme brenda dhe përreth Parisit, sipas një burimi të përafërt me hetimin.

Burimet policore kanë bërë të ditur se në mesin e caqeve ishin qendra e shërbimeve kundër terrorizmit e Francës në rrethinën e Parisit, Levallois-Perret, zyrat qendrore të policisë franceze për hetimin e krimeve në Quai des Orfevres dhe ndërtesa e gjykatës së lartë buzë lumit.

Po ashtu, cak i sulmuesve të mundshëm tashmë të arrestuar ishin edhe parku i Parisit “Disneyland” dhe qendra tregtare “Champs Elysees”.

Caqet dhe data e sulmeve të planifikuara të pesë të arrestuarve u zbuluan falë një informacioni të gjetur në një telefon të mençur, sipas policisë franceze.