Xhemail Mustafa dhe “Një lutje për Prishtinën”

23.11.2017 17:25:05

Nga: Muhamet Mustafa

Me qëlloi për koncidencë që sot ta përfundoj leximin e librit të Xhemail Mustafes “ Një lutje për Prishtinën” , pikërisht në ditën që shënon përvjetorin e 17 të vrasjes së tij. Më parë e kisha lexuar vetëm pjesërisht.

Libri i tij na shpërfaqë e dokumenton në mënyrë të përsosur e të gjallë dramen e Prishtinasve , dhe jo vetëm të tyre , në Pranverën e vitit 1999. Po ai libër flet shumë për Xhemail Mustafen, për dijen e tij, për një njeri të informuar e të prëgjegjshëm ndaj kauzës kombëtare, flet për një njeri të sinqertë , për një kudrim realist e dije të hollë deri në finesa, flet për energji pozitive e për brenga për përçarjen e klases politike dhe atë jo nga këndi i ngushtë i kundrimit partiak.

Kur ta lexojë këtë libër secilit do ti bëhet e e qartë se sa humbje e madhe ishte vrasja e tij . Në liber përshkruhet gjendja e tij shpritërore , duke u ngjitur në shkallë për tek apartamenti I tij në dy raste : naten kur filluan bombardimet e NATOS dhe naten kur ushtria dhe polIcia serbe ikin nga Kosova. Në ditën e sotme , para 17 vitesh një dorë mizore , prej krimineli e vrau atë mu tek shklallet e baneses kur po kthehej nga puna dhe kur ai i kishte kalaur ankthet e roberise dhe luftes. Një dorë që mbetet si edhe në disa raste të tjera pa dhënë përgjegjësi para drejtësisë. 


Na mbetet vetëm që të solidarizohemi me shoqën e tij Bahrijen, djalin Besianin dhe të bijen Berianen, dhe të shtojmë se ngshllimi ështe tek fakti se një njeri që shkruan një liber të tillë dhe që ka bërë një punë të tillë për vendin e vet , e ka realizuar në mënyrë monumentale misionin e tij jetësor.