Xhemajlaj “merr” votat e përkrahësve të Drenorit

08.12.2016 13:34:24

Kandidati i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj, ka arritur marrëveshje me kandidatin e pavarur në zgjedhjet 4 dhjetorit Xhavit Drenori, për raundin e dytë të zgjedhjeve më 18 dhjetor.

Të mërkurën Drenori u kishte paraqitur marrëveshje të dy kandidatëve që do të garojnë në balotazh, Ramiz Lladrovcit dhe Isa Xhemalajt, që nëse pranojnë të zbatojnë 6 pikate programit të tij, atëherë ky do të ishte një sygjerim për votuesit e tij,  se cilin kandidat do të përkrahin në raundin e dytë.

Marrëveshja është nënshkruar pak minuta më parë në Drenas.

Drenori si kandidat i pavarur, në raundin e parë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme kishte dalë i treti me vota, duke mundur kandidatët e tri partive, LDK, AKR dhe “Fjala”.

Raundi I dytë I zgjedhjeve në Drenas mbahet më 18 dhjetor.