Pamje tronditëse: Adoleshenti sulmon me thikë shokët, policia e qëllon me armë (Video)

08.12.2016 13:25:02

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në një shkollë të mesme në Nevada, SHBA.

Një adoleshent u plagos rëndë nga policia.

Gjithçka ndodhi teksa i riu po sulmonte me thikë shokët e tij.

Në përpjekje për ta ndaluar, policia qëlloi me armë ndaj adoleshentit.

Në sfond dëgjohen disa herë thirrjet “policia “ por më pas vjen një e shtënë që e shtrin në tokë adoleshentin.