Zyrtare: ‘E majta’ do të merr pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit

08.12.2016 13:14:48

Gjykata Themelore Shkupi 2 ka sjellë vendim që të hedh poshtë padinë për të penguar partinë opozitare ”E Majta” që të merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit. Këtë padi e lëshoi një person i cili thirrej si një nga themeluesit e së ”Majtës”.

”Gjykata Themelore Shkupi 2, me vendimin numër II VP-2-164/16 ka hedhur poshtë kërkesën e të infiltruarve për ndalesë të pjesmarrjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Vendimi është sipas Kushtetutës dhe është legale.” përfundojnë nga ”E Majta”.