Xho Bajden në Kuvendin e Kosovës fillon bisedat me zyrtarë të lartë të shtetit

17.08.2016 09:50:57

Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden do të nisë takimet me Hashim Thaçin dhe me kryeminstrin Mustafa, në Kuvendin e Kosovës.

Xho Bajden ka ardhur në Prishtinë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, pas qëndrimit në Beograd, ku edhe ka zhvilluar biseda kryesisht për raportet e Serbisë me Kosovën.

Në Prishtinë, zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden pritet të bisedojë me zyrtarët e lartë të shtetit për çështje të dialogut Prishtinë – Beograd, për korrupsionin, konsolidimin e shtetit ligjor, për transformimin e FSK-së në FA, demarkacionin etj.