Ylli i Barcelonës merr një ofertë që nuk refuzohet

24.12.2016 22:09:52

Arda Turan mund të bëhet ylli i ardhshëm që largohet nga Evropa për në Kinë.

Reprezentuesi turk që ka nisur të gjejë veten te skuadra e Barcelonës, ka marrë një ofertë të pabesueshme nga Kina.

Sipas medieve lokal, Guangzhou Evergrande i ka ofruar kontratë tre vjeçare 28 vjeçarit nga e cila do të përfitojë 50 milionë euro.

Ofertë e njëjtë pritet t’i bëhet edhe Barcelonës.