Turqia heton 10,000 përdorues të rrjeteve sociale

24.12.2016 22:14:45

Turqia është duke hetuar 10,000 përdorues të rrjeteve sociale nën dyshimin që kanë mbështetur terrorizmin, kanë deklaruar nga ministria e brendshme e këtij vendi, transmeton Klan Kosova.

Këta persona akuzohen për fyerje të zyrtarëve të qeverisë online, apo siç e quan ministria “aktivitet i lidhur me terrorizmin” në internet.

Autoritetet kanë marrë në pyetje 3,710 persona gjatë gjashtë muajve të fundit.

Nga këta 1,656 janë arrestuar përderisa 84 prej tyre ende janë duke u marrë në pyetje.