Ymeri “mbron” Kurtin pas reagimit nga Grenelli: Nuk duhet të shtypen mendimet ndryshe

08.09.2020 22:32:17

Ish-deputeti i PSD-së dhe LVV-së, Visar Ymeri thotë se në Kosovë duhet të lejohet dabati për dialogun.

Ymeri në RTV Dukagjini ka thënë thotë se reagimi i Grenellit ndaj Kurtit është i ekzagjeruar.

“Zoti Grenell nuk e ka bash të saktë atë që e thotë. Nuk mund të thuhet se Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në secilën prej administratave. Kurti ka qenë kundër procesit të dialogut dhe përmbajtjes së marrëveshjes”.

Ish-deputeti i PSD-së thotë se do të ishte mirë që në Kosovë të ketë mendime të ndryshme për dialogun për të nxjerrë më të mirën në proces.

“Reagimi i Grenellit ta lë shijen sikur dëshiron të shtypë mendimet ndryshe karshi procesit të dialogut”.

Ymeri megjithatë thotë se qëndrimi i Kurtit është problematik në raport me marrëveshjet e arritura.

“Kushdo që do të jetë kryeministri i ardhshëm në Kosovë duhet të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara nga kryeministri paraprak”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.