Zaev fillon punën për qeverinë e re, viziton Lëvizjen Besa (Video)

17.05.2017 17:11:28

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pas marrjes së mandatit nga ana e presidentit Gjorge Ivanov, siç duket ka filluar punën për qeverinë e re.

 

Nga kamera e TV21 ai është inçizuar duke arritur në selinë e Lëvizjes Besa, ndërsa është mirëpritur nga kryetari i saj, Bilall Kasami.

Kujtojmë se nga Lëvizja Besa më herët kishin deklaruar se do të presin që të mandatohet Zaevi dhe më pas të deklarohen nëse do të jenë pjesë e qeverisë së re.