ISIS po rrethon me mina shtëpitë e civilëve për të mos i lënë të ikin

17.05.2017 17:14:57

Militantët e Shtetit Islamik (ISIS) janë duke vendosua mina afër dyerve të shtëpive të civilëve nëpër Mosul të Irakut, me qëllim që të mos i lejon ata të ikin, njoftojnë dëshmitarët dhe një komandat i policisë federale, teksa forcat irakiane po e bëjnë hapin final kundër xhihadistëve pas plot shtatë muajve luftime.

Të ngujuar në një zonë të ngushtë të qytet, militantët janë duke i përdorur seç herë e më shumë disa qindra mijëra civilë si mburoja njerëzore në mënyrë që të mos jenë cak i sulmeve, apo mbase për t’ia humbur shkëlqimin asaj që liderët irakianë janë duke e quajtur fitore të pashmangshme, transmeton Express.

Të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja, forcat irakiane kanë bërë përfitime të shpejta qëkur e hapen një front të ri këtë muaj në veriperëndim të Mosulit dhe tashmë e kanë larguar ISIS-in nga i gjithë Mosuli, përveç 12 kilometrave katror.

Militantët, megjithatë, ende e kontrollojnë Qytetin e Vjetër, ku ata edhe pritet ta bëjnë rezistencën e fundit në rrugët e ngushta të populluara dendësisht nëpër të cilat është e pamundur për automjetet e blinduara të kalohet. Për këtë, forcat irakiane janë detyruar që të futen në këmbë.

Qeveria irakiane është duke u ngutur që ta shpallë fitoren para muajit të shenjtë të ramazanit – i cili do të fillojë më 27 maj – edhe nëse ISIS ia del që të bëjë rezistencë në Qytetin e Vjetër, sipas komandantëve ushtarakë.

Gjenerali irakian Abdul Ghani al-Assadi ka thënë për televizionin shtetëror irakian se Elita Kundër Terrorizëm është duke avancuar me shpejtësi në rrethinat Rifaie dhe Najjar.

“Me vullnet të Zotit do ta përfundojmë brenda orëve detyrën që na është caktuar,” ka thënë ai.

Ai ka shtuar se militantët i kanë vendosur 30 makina bomba kundër trupave të tij në Mosul gjatë dy ditëve të fundit