Sllovakia e dëgjon Trumpin, blen automjete të blinduara ushtarake, dërgon ushtarë në mision kundër Rusisë

17.05.2017 17:25:01

Sllovakia i ka aprovuar sot planet për t’i shpenzuar 1.2 miliardë euro deri në vitin 2029 për t’i zëvendësuar transportuesit e blinduar të personelit tashmë të vjetërsuar, në projektin më të madh të modernizimit të mbrojtjes në histori të vendit.

Sllovenia është duke i rritur shpenzimet në mbrojtje dhe prezencën e ushtrisë së vet në misionet ushtarake të NATO-s pas thirrjeve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se aleatët e SHBA-së në NATO duhet të ripërkushtohen ndaj aleancës, transmeton Express.

Sipas dokumentit të aprovuar nga qeveria, ushtria do të blejë 81 automjete të blinduara katërrotëshe të mbrojtjes dhe 404 automjetet të blinduara katërrotëshe të përdorshme për shumë qëllime.

“Ministria e Mbrojtjes do t’i shpalosë planet për mënyrën si t’i sigurojë ato kah fundit i vitit dhe do të tentojë të përdorë sa më shumë që të jetë e mundur kapacitetet e trashëguara nga industria sllovake e mbrojtjes,” ka thënë ministri i Mbrojtjes Peter Gajdos.

Sllovakia prodhon municion që mund të përdorët nga çfarëdo lloji i automjeteve, sipas ekspertit të mbrojtjes Jaroslav Nad.

Në një dokument tjetër të aprovuar sot, qeveria sllovake është zotuar se do t’i dërgojë 152 ushtarë për t’iu bashkuar forcave të udhëhequr nga Kanadaja në Letoni vitin e ardhshëm si pjesë e misionit frenues të NATO-s në shtetet baltike pas aneksimit të Krimesë në Ukrainë nga Rusia.