Zaev: Nëse do të kishim prova për rastin “monstra”, do t’i publikonim

26.04.2018 12:50:17
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, në lidhje me rastin “Monstra”, tha se qeveria e kaluar ka fshehur vrasje, ka arrestuar njerëz pa argumente, ndërsa shtoi se nëse do të kishin prova për rastet do t’i publikonin.

Ai tha se në “bombat” ka indikacione serioze, përfshirë edhe bisedën mes të akuzuarit Fejzi Aziri me Nevzat Bejtën që t’i paguhen subvencione.

“Drejtësia dhe shteti i drejtë funksionon, lufta kundër korrupsionit është efikase, nga të gjithë 22 rastet e vrasjeve vetëm dy nuk janë zbuluar, ndërsa për to vazhdon hetimi. Pyetje është nëse do të zbulohet e vërteta për vrasjen në Liqenin e Smillkovës, për ngjarjet në Kumanovë dhe për rastin e Nikolla Mlladenovit”, ka thënë Zaev.