Zaev nuk e ka respektuar protokollin në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë?

04.09.2016 20:24:22

Sot të gjithë politikanët kanë qenë në Vatikan për të ndjekur nga afër shenjtërimin e Nënës Terezë. Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kanë refuzuar të marrin pjesë pasi udhëtimin për në Itali e ka organizuar kryetari i Maqedonisë që ata nuk e konsiderojnë si legjitim.

Përveç kësaj shihet se Zoran Zaev duket ndryshe nga liderët tjerë në këtë ceremoni. Ai nuk ka të veshur sako, edhe pse liderët tjerë kanë qenë të veshur me sak.

Nuk dihet ende nëse kjo sjellje e kryetarit të opozitës është thyerje e rregullave protokollare për këtë ceremoni kaq të rëndësishme për botën.