Zaev: Shpresoj që deri në fund të javës të përfundojmë me negociatat

23.05.2017 21:15:03

“Shpresoj që deri në fund të javës do të finalizojmë negociatat për qeverinë dhe do të përfundojmë më shpejtë që është e mundur”, deklaroi kryetari i LSDM-së dhe mandatari i ri, Zoran Zaev, për TV24,  po punojmë të përfundojmë procedurën rreth negociatave për qeverinë e re dhe në afat prej dhjetë ditëve negociatat të jenë të përfunduara”, tha Zaev.

Ai shtoi se vizita tek përfaqësuesja e për politikë të jashtme Federica Mogherini është mundësi e shkëlqyeshme të takohen liderët e rajonit dhe të bisedohet me ta për perspektivat evropiane të Maqedonisë.