Zbulohen autorët e atentatit, miku i ngushtë donte ta hiqte qafe vlonjatin

13.12.2017 12:51:31

Policia ka rënë në gjurmët e autorëve të atentatit të ndodhur pasditen e djeshme në hyrje të Orikumit.

Ata janë 23-vjeçari me iniciale G.Ç dhe 33-vjeçari me iniciale G.B.

Policia ka vënë në pranga dhe Geraldo Hasanajn, mikun e shënjestrës Denis Brahimi, i cili kishte qenë prezent në vendngjarje.

23-vjeçari mbeti i plagosur në këmbë.

Gjatë kontrollit në automjetin e 20-vjeçarit tip “Ford Fiesta” është sekuestruar një sasi prej 514 gr kanabis sativa.

Plagosja me armë zjarri ka qenë me qëllim ekzekutimin dhe pasi e kanë qëlluar ata janë larguar me mjeti e tyre tip “Volkswagen”, i cili u gjet më pas i braktisur në aksin rrugor Orikum-Llogara, në vendin e quajtur “Çipaj”.

Brahimi ishte person me precedentë të mëparshëm penalë dhe emër i njohur për Policinë e Vlorës.

Ai është kapur disa herë për veprën penale të vjedhjes.

Ndaj tij është kryer edhe njëherë një atentat i ngjashëm, të cilit ka mundur t’i shpëtojë.

Policia po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme nga Policia në lidhje me ngjarjen (plagosjen me armë zjarri), të ndodhur në hyrje të Orikumit, ku mbeti i plagosur një shtetas, ju informojmë së :

Nga veprimet hetimore të kryera prej Policisë ka rezultuar se në hyrje të qytetit të Orikumit, shtetasit G.Ç., 23 vjeç, dhe G.B., 33 vjeç, për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri drejtim shtetasit D.B.,  duke e lënë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën, dhe janë larguar prej vendit të ngjarjes me mjetin tip Volkswagen, i cili u gjet i braktisur në vendin e quajtur ”Çipaj” në aksin rrugor Orikum-Llogara.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore Policia ka arrestuar shtetasin Geraldo Hasanaj, 20 vjeç, banues në Orikum, (lidhje shoqërore e të dëmtuarit dhe i ndodhur në vendngjarje), sepse gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, në mjetin e tij tip ”Ford Fiesta” Policia ka konstatuar një sasi (514 gr) lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

  • dy automjete, një mjet Volkswagen i përdorur prej autorëve dhe mjeti tip Ford Fiesta e shtetasit të arrestuar,
  • lënda narkotike, një aparat celular si edhe gëzhoja e kalibrit 7.62 mm e gjetur në vendngjarje.

Policia ka bërë shpalljen në kërkim për të dy autorët, shtetasit G.Ç., G.B., dhe po vijon intesivisht punën për kapjen e ndalimin e tyre.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme proceduriale