Zbulohet e vërteta, ja me çfarë u godit dje ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla

19.11.2016 16:19:55

Një ditë më parë, një studente sulmoi ministren e Arsimit, Lindita Nikolla si hakmarrje për ligjin e arsimit të lartë, rritjen e tarifave dhe favorizimin e universiteteve private.

Shumë versione u dhanë për atë që kishte ndodhur, e më shumë për lëngun me të cilin u lag ministrja Nikolla.

Por të vërtetën e dinte vetëm studentja Mirela Ruko, e cila e ka rrëfyer këtë gjë në polici, pasi ishte shoqëruar për sulmin ndaj ministres Nikolla.

Bëhet fjalë për një pije energjike që Ruko e ka derdhur në kokën e Lindita Nikollës, e cila më pas ka braktisur edhe aktivitetin që po organizohej tek “Piramida”.

Detajet janë bërë të ditur nga burime të Komisariatit numër 1 në Tiranë, ku edhe ishte shoqëruar studentja 23-vjeçare, Mirela Ruko.

Momentet kur studentja Ruko sulmon ministren Nikolla


Momentet kur lirohet studentja Mirela Ruko

L