Zbulohet materiali më i vjetër në Tokë, ekzistoi para lindjes së sistemit tonë diellor

14.01.2020 23:37:53

Gjatë analizimit të një meteori shkencëtarët zbuluan materialin më të vjetër që ekziston në Tokë.

Ata gjetën grimca pluhuri brenda shkëmbit hapësinor, që ra në Tokë në vitet 1960 dhe u gjet se janë deri në 7.5 miliardë vjeçare.

Grimcat e pluhurit u formuan në yjet që ekzistuan përpara se të lindte sistemi ynë diellor.

Rezultati i studimit u botua në revistën Proceedings of the National Academy of Science.

Kur yjet vdesin, grimcat e formuara brenda tyre bien në hapësirë.  Më pas këto “grimca para-diellore” përfshihen në yje të rinj, planetë, hënë dhe meteoritë.

“Ata janë mostra të ngurta të yjeve,”- tha autori kryesor i studimit Phil Heck.

Një ekip studiuesish nga SHBA dhe Zvicra analizuan 40 grimat para-diellore të përfshira në një pjesë të meteoritit Murchison, i cili ra në Australi në 1969.