Astronomët kanë gjetur një kometë të pazakontë pa bisht, e cila do të mund t’u shërbejë si dëshmi rreth formimit të sistemit diellor dhe evolucionit.
Në një studim të publikuar në revistën Science Advances, thuhet se kometa e quajtur ‘Manx’ është e bërë nga materialet shkëmbore që zakonisht gjenden në afërsi të tokës, për dallim prej kometave të deritashme, të cilat janë të ndërtuara nga akulli dhe komponime të tjera të ngrira që zakonisht formohen larg sistemit diellor.
Sipas hulumtuesve, kometa e cila u gjet rishtazi, mund t’ju ndihmojë atyre për të zgjidhur debatin mbi saktësinë se si dhe kur sistemi diellor u vendos në konfigurimin aktual. Po ashtu, kjo gjë mund t’i ndihmojë shkencëtarët për të përsosur modelet kompjuterike që përdorën për të stimuluar formimin e sistemit diellor.
Një zbulim i tillë, sipas studiuesve është i pazakontë për shkak se kometat e tjera që vinë nga ky rajon kanë bisht të ndritshëm dhe trupat e tyre shkëlqejnë nga reflektimet e rrezeve të diellit.
Kometa e llojit “C / 2014 S3” ishte e errët dhe praktikisht pabisht kur ajo ishte parë. Përbërja e saj, sipas studiuesve është e ngjashme me asteroidet shkëmborë të vendosur në mes të Marsit dhe Jupiterit.