ZËRI I BILBILIT/ Vargje nga Remzie Rexhbogaj

25.05.2021 01:22:38
ZËRI I BILBILIT
Kur dëgjoni zë bilbili
një melodi në vajë
që këndon pa pushue
Është zëri i nënës së saj
Kur lindja e diellit
në perëndim ju ka shndërru
dhe kur shihni flutur pa krah
që s’mund të bën fluturim
Është jeta e një nëne
që lumturia ju ka shdërru
në trishëtim
Kur nga bjeshka vinë klithmat
e shqipes së plagosur
Është piskama e një nëne
që thërret Ernen me fuqi reshë
Ka shumë mall me e pa
Legjendën e bukurisë
Çdo ditë më shtohet mërzia
Për sytë e saj të lirisë.
May be an image of 1 person