Zeka: Deputetët nuk janë njoftuar nga kryesia e Kuvendit për adresimin e Thaçit

26.12.2018 20:15:53

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka reaguar pas raportimit në media se adresimi i përvitshëm i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është bojkotuar nga shumica e deputetëve të vendit.

Sipas tij deputetët nuk janë njoftuar nga Kryesia e Kuvendit për adresimin e Hashim Thaçit sot.

Zeka nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Zeka ka thënë se s’ka pasur njoftim zyrtar.

Ky është postimi i plotë i Zekës pa ndërhyrje:

Nuk po di kush po rren ma shume?

Sot i kemi pasur thirrjet per nje seance te jashtezakonshme, te thirrur nga LDK-ja dhe VV-ja. Seanca duhej te fillonte ne oren 10.00. Ne Oren 09.45 kam qene ne salle, bashke me Adem Mikullovcin dhe tre-kater deputet te LDK-se. Shumica e deputeteve hajgaregji, te cilet kane inicuar kete seance, nuk kane qene fare ne sallen e Kuvendit.

U ba ora 11.40 minuta, pra gati dy ore pritje, por seanca nuk po fillonte. Shumica nga ne deputetet dolem nga salla pas kesaj pritje te kote.

Asnje njeri nga Kryesia e Kuvendit nuk na njoftoi per adresimin qe do ta bente Presidenti Thaçi. Pra asnje njoftim zyrtar. Nese dikush e ka bojkotuar Presidentin sot, atehere i pari eshte Kadri Veseli, bashke me krejt kryesine e Kuvendit, qe po bajne hajgare me thirrjet e seancave.

Bane opozita hajgare duke thirre seanca te jashtezakonshme, te tipit se a do behet Vuçiqi synet, e bane pozita hajgare duke mos respektu asnje orar te seancave.

Per kete protestova sot para Presidentit Thaçi… Edhe ai garant u ba norvoz, por nuk po tregohet para meje…

Pranda raportimi i disa mediave per bojkotim ashte vetem rren, asgje tjeter!