Zemaj dhe Suma flasin për luftimin e COVID-19

Zemaj dhe Suma flasin për luftimin e COVID-19

17.07.2020 11:52:45

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin ka biseduar për menaxhimin e situatës me COVID-19.

Zemaj përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook ka shkruar se janë në koordinim të plotë me këtë komunë për luftimin e COVID-19.

“Sot prita në takim Kryetarin e Hanit të Elezit, Refki Suma, me të cilin folëm për shqetësimet e krijuara nga COVID-19, si dhe shpalosëm pikëpamjet se si të zvogëlohet sa më shumë ky rrezik që po kanos shëndetin e qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Hanit të Elezit, janë në koordinim të plotë për luftimin e COVID-19. Bashkë do ja dalim”, ka shkruar Zemaj.