Zemaj: Kosova konsiderohet partner kyç për shtetin e Iowa-s

16.01.2020 21:15:09

Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë pune në Iowa.

Kështu ka njoftuar përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i MPJ-së, Astrit Zemaj.

“Në kuadër të vizitës në ShBA, sot me ftesë të Guverantores së Iowa-s, znj. Kim Reynolds, në cilësinë e përfaqësuesve të Republikës së Kosovës, kishim nderin të jemi pjesëmarrës në ceremoninë shtetërore dhe raportimin e fillimvitit të Komandantit të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare, Gjeneralit Benjamin Corell, në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit të IOWA-s. Republika e Kosovës konsiderohet partner kyç për shtetin e Iowa-s, për forcat ushtarake të Gardës Kombëtare, si dhe faktor stabiliteti i paqes dhe lirisë në Evropë dhe përtej saj”, ka shkruar Zemaj.