Zemaj paralajmëron sërish rikthimin e kufizimeve për shkak të situatës me COVID-19

27.10.2020 18:33:32

Pas një takimi që ka pasur me përfaqësues të Policisë së Kosovës, Asociacionit dhe inspektoratit, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për situatën e COVID-19 në vendin tonë.

Para mediave, Zemaj ka thënë se situata nuk epidemiologjike në vendin tonë nuk është duke shkuar më së miri, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, do të rriten kontrollet në institucionet lokale dhe qëndrore.

Do të kemi harmonizim dhe rritje të kontrolleve në shumë drejtime por duke filluar  edhe në institucione lokale dhe qendrore. Do ta shohim nëse ka nevojë për masa shtesa dhe kufizime. Situata epidemiologjike nuk po shkon mirë dhe ne po mundohemi që ta ulim dhe ta menaxhojmë mirë. Kërkesa jonë do të jetë edhe për policinë dhe inspektorët që të vazhdojnë edhe më tutje”, tha ai.

Tutje, ministri paralajmëroi se nëse vazhdon kjo situatë, atëherë mund të  ndërmerren masa të reja.

“Po e shihni se interesimi jonë është parandalimi i kësaj situatë dhe në momentin që kemi shtrirje atëherë duhet të ndërmarrim masa. E keni parë identifikimet dhe e keni parë që Prishtina po prin me raste”, tha Zemaj.