“Çështje preokupuese të degës mbeten defektet e mëdha të qeverisjes komunale në Gjilan, të cilat po e rëndojnë edhe më jetën e qyteravë si edhe ngulfatja e vet qytetit nga planifikimet e çrregullta urbanistike dhe grumbullimin e projekteve (që po punohen jashtë çdo standardi dhe me cilësi tejet të dobët), për ktë vit zgjedhor vetëm për marketing eketoral të kreut të Komunës Haziri”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Ndërkaq, kryetari i degës Zenun Pajaziti, po vazhdon aktivitetin e tij të komunikimit dhe takimeve me qytetarë. “Gjatë këtyre takimeve ne po i identifikojmë nevojat e qytetarëve, për ta rrumbullaksuar pastaj platformën e PDK-së, e cila do t’i ngjall shpresë qytetarëve tanë, nga pakanaqësitë e shumta të pushtetit aktual në komunë”, ka thënë Pajziti.
Zenun Pajaziti aktualisht është kryetar i grupit parlamentar të PDK-së.