Zeqir Gjukaj: Dega e LDK-së në Zvicër fton mërgimtarët që të votojnë për zgjedhjet në Kosovë

30.05.2017 11:51:16

Dega e LDK-së në Zvicër, nëpërmjet Zeqir Gjukajt, ka ftuar mërgimtarët që të votojnë për zgjedhjet kuvendore në Kosovë, dhe i ka ftuar që të jenë më të vëmendshëm që këtë ta bëjnë sa më shpejt. në mënyrë që fletvotimet të arrijnë me kohë në KQZ në Prishtinë.

Me këtë rast, dega e LDK-së ka sqaruar edhe një herë procedurat e votimit dhe të gjitha detajet tjera për votim të sukseshëm.

Ky është njoftimi i plotë:

Te gjithë ju qe jeni regjistruar si votues jashtë vendi dhe emri juaj gjindet ne listen e te regjistruarve per votim me postë.
Ju njoftoj per menyren e votimit me postë:
Ju duhet ta printoni fletëvotimin ne linkun http://www.kqz-ks.org/…/Documents/fletevotimi_alylglqtos.pdf
Dhe pasi printoni fletëvotimin, ne anen e majtë janë te radhitura partitë dhe kualicionet, ndersa ne anen e djathtë numrat nga 1 deri 110
Ju duhet te votoni partin(jo me shumë se 1 sepse fletëvotimi shpallet i pa vlefshem) dhe kandidatet e asaj partie( jo me shumë se 5 sepse fletëvotimi shpallet i pa vlefshetm)
Fletëvotimin e fusni ne nje pliko (zarf) te vogel dhe mbyllni plikon, dhe nuk shenoni asgjë ne pliko. Pastaj fotokopjoni nje nga dokumentet tuaj( leternjoftim nga dy anet ose pasaporten ne fleten e fotografisë), plikon e mbyllur me fletëvotim dhe kopjen e njerit nga dokumentet i fusni ne nje pliko te madhe dhe i dergoni ne Adresen:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës, K.P 6 Kutia 351
10 000 Prishtinë
Republika e Kosoves

Luteni qe ketë procëdurë ta kryeni sa me parë, sepse fletëvotimi duhet qe më se voni deri me 09. Qërshor te mbërrijë ne KQZ.

Ndersa me A post nga zvicra per Kosovë duhen 3-5 ditë pune, andaj duke llogaritur ketë luteni qe me se voni deri te shtunen me 03. Qershor ta dergoni ne postë.(te hënën me 5 Qershor ne shumicen e Kantoneve te Zvicres është ditë festë dhe posta është e mbyllur)

Ne familjet qe kanë me shumë se një votues, munden qe ne nje pliko te madhe te fusin me shumë pliko te vogla me fletë votime dhe per çdo votues nga nje kopje te dokumentit identifikues te lartëcekur.

Ju Lutem qe këtë procedurë votimi ta kryeni sa me parë qe regjistrimi juaj te mosë shkojë kot.

Me LDK- Drejtë Finales se madhe