Zëvendës ministri i MPMS-së z. Safet Kamberi merr pjesë në lansimin e projektit “Zhvillimi i Integruar Territorial (InTerDev)”

17.03.2017 14:23:45

Zëvendës Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Safet Kamberi mori pjesë në ceremoninë e lansimit të Projektit “Zhvillimi i Integruar Territorial” (InTerDev) 2, financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe realizuar nga UNDP.

Të pranishëm në këtë lansim ishin edhe Andrew Russell- Përfaqësues i Përhershëm, UNDP Kosovë, Gernot Pfandler- Ambasador, Ambasada Austriake-Prishtinë, zv. MBPZHR, Rodoljub Mladenovic, si dhe kryetarët të tri komunave Shtërpce, Dragash dhe Viti të cilët nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi. Ky projekt është lansuar në fazën e dytë dhe quhet projekti ADA dhe ka interes fuqizimin e fermerëve te vegjël.

Zv. Ministri Kamberi theksoj se “ Të gjithë ne me këto lloj projektesh jemi duke ndihmuar vetëpunësimin. Ministria së bashku me partnerët është treguar e suksesshme si masë aktive për të hapur vende të reja pune dhe përkrahur biznesin në të njëjtën kohë”.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është në përfundim të finalizimit të strategjisë sektoriale 2017-2021 ku punësimi dhe aftësimi profesional janë prioritet i kësaj strategjie e cila parasheh aktivitet dhe rezultatet që pritet të arrihen gjatë implementimit. “Për të implementuar këtë strategji kemi nevojë edhe për mbështetjen e partnerëve tanë dhe donatorëve që merren me fushën e punësimit dhe mirëqenien sociale të qytetarëve të Republikës së Kosovës” është shprehur z. Kamberi.

Në vazhdim të lansimit të projektit zv. Kamberi thështë shprehur “Ne jemi të vetëdijshëm se sfidat në tregun e punës janë të mëdha përveç kërkesës së pamjaftueshme për punë, problem në tregun e punës paraqet edhe niveli i shkathtësive të fuqisë punëtore dhe mospërputhja e këtyre shkathtësive me kërkesat e tregut. Ministria jonë do të jetë partner aktiv i kësaj iniciative dhe tjera të ngjashme në mënyrë që ta rrisim fuqizimin ekonomik”.