Zëvendëskancelari i Gjermanisë dhe Kryetari i SPD-së: të mbyllen xhamitë, të përndiqen islamistët!

07.01.2017 18:15:44

Xhamitë të cilat propagojnë islamin ekstremist, dmth. salafistët, duhet të ndalohen dhe të mbyllen kurse hoxhallarët që predikojnë në to duhet të ndjeken nga Gjermania.

Kështu ka deklaruar lideri i Socialdemokratëve të Gjermanisë (SPD) dhe Zëvendëskancelari në Qeverinë e Koalicionit të CDU-CSU/SPD, Siegmar Gabriel, raporton Gazeta Blic.

“Për këtë çështje unë jam jam për zero tolerancë”, ka thënë Gabriel në një intervistë për javoren “Der Spiegel”.