Zëvendëskryeministri: Mustafa e Veseli nuk po mund të merren vesh

08.05.2017 12:36:40

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, deklaroi pas shtyrjes së mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës se kryeministri Isa Mustafa dhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, njëkohësisht edhe kryetarët e partive më të mëdha në Kosovë, nuk mund të bëjnë marrëveshje për zgjidhjen e situatës aktuale në Kosovë.

“Është e qartë se Kadri Veseli dhe Isa Mustafa nuk po mund të merren vesh se çfarë duhet të ndodh në ditët e ardhshme,” tha Stojanoviq për Radion Televizionin e Serbisë.