Zëvendësministri i infrastrukturës, Hanefi Muharremi priti në takim një delegacion të Minstrisë së Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Hungarisë

02.08.2016 18:39:14

Zëvendëministri i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, priti në një takim pune, një delagacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë: Balint Tombor, këshilltar politik, Adam Szucs, këshilltar politik dhe Gergeley Tamas, sekretar i parë, atash për ekonomi në ambasadën e Hungarisë në Kosovë.

Gjatë këtij takimi u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në mes  të Kosovës dhe Hungarisë në lëmitë që i takojnë Ministrisë së Infrastrukturës.

Zëvendësministri Muharremi në cilësinë e nikoqirit i informojë mysafirët për korpusin ligjor që i rregullon çështjet e investimeve në infrastrukturësn rrugore, hekurudhore etj.

Në këtë takim u bisedua edhe rreth projektit “Toll service” i cili mundëson grumbullimin e mjeteve financiare për shfrytëzimin e rrugëve në Republikën e Kosovës.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore si dhe u dakorduan që kontaktet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.