Zgjedhjet e 25 Prillit/ Misioni vëzhgues i OSBE prezanton raportin paraprak: Ngjarja më e rëndë ishte…

26.04.2021 15:47:33

OSBE ka bërë një konferencë në lidhje me zgjedhjet në vendin tonë duke komentuar edhe ngjarjen e rëndë siç ishte ajo e Elbasanit ku u vra Pjerin Xhuvani.

“KQZ operoi në mënyrë transparente dhe ka gëzuar besimin e të gjithë aktorëve. Sa i përket fushatës, të gjitha subjektet zgjedhore bënë fushatë në mënyrë të lirë, pavarësisht kufizimeve të Covid-it. Megjithatë, fushata nuk pati dinamikën e duhur, sepse mesazhet e fokusuan te liderët e partive, dhe jo te programet. Pretendimet për shit-blerjen e votës ishin në fokus të fushatës, duke treguar se kjo është akoma problem.

Për fat të keq ishin këto incidente që shkaktuan vuajtje njerëzore. Këto incidente. Ngjarja më e rëndë ajo  e Elbasanit. Duhet të ketë dënim dhe ndëshkim për këtë rast”, tha ai.