Zgjedhjet në Istog, sot pritet të përfundojë numërimi i votave me kusht dhe postë

18.12.2017 11:01:59

Numërimi i votave me kusht, me postë dhe atyre të personave me nevoja të veçanta për komunën e Istogut pritet të përfundojë sot.

Kështu ka thënë anëtari i KQZ-së nga radhët e AAK-së, Binak Vishaj.

Numërimi i votave me kusht, me postë dhe atyre të personave me nevoja të veçanta për komunën e Istogut pritet të përfundojë sot.

Kështu ka thënë, anëtari i KQZ-së nga radhët e AAK-së, Binak Vishaj.

“Besoj që sot fillojmë me numërimin e votave me kusht, dhe besoj që shpejt kryhen sepse janë 510 vota me postë me kusht dhe personave me nevoja të veçanta”, ka thënë Vishaj.

Komuna e Istogut gjatë ditës së djeshme ka votuar për të tretën herë më radhë për zgjedhjen e kryetarit të ri.