Ana Brnabiq në Bruksel edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Ana Brnabiq në Bruksel edhe për dialogun Kosovë-Serbi

18.12.2017 11:22:15

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, sot do të ketë takim pune në Bruksel, ku do të marrin pjesë edhe kryeministrat tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilin e organizon përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederika Mogherini.

Në këtë takim do të jetë i prtanishëm edhe Komisari për Zgjerim, Johanes Hahn, njoftojnë mediet serbe.

Bëhet e ditur se në takim me Mogherinin, Brnabiq do të bisedojë për përspektivën e Serbisë drejt BE-së, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së organizon këtë takim me vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të aktivitetit të procesit të Berlinit, ku ka për synim fuqizimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.