Zgjedhjet në Rusi: Edhe këtë herë triumfon partia e Putinit

18.09.2016 22:22:21

Kryeministri rus, Dmitrz Medvedev, lider i partisë në pushtet në Rusi, ka thënë se kjo parti ka fituar në zgjedhjet për deputetë të dhomës së Ultë të Parlamentit rus.

“Mundemi lirisht të themi se partia jonë ka fituar absolutisht në këto zgjedhje”, ka thënë Medvedev gjysmë orë pas mbylljes së vend votimeve, në prezencë edhe të presidentit Vlladimir Putin.

Ai ka thënë se rezultatet përfundimtare do të dihen nesër.

Putin është shprehur se “Rusia e Bashkuar” do të mbështetet në deputetët që fituan shumicën, si dhe do të bashkëpunojë me partitë tjera që hyjnë në Duma.