Zidane ia thotë Pogbas: Tani ose kurrë

05.05.2019 09:03:20

Skuadra e Real Madrid me gjasë është e vendosur që ta transferojë francezin Paul Pogba gjatë këtij afati kalimtar.

Mesfushori i Manchester United është raportuar të jetë shumë i pakënaqur me situatën në kampin e United, duke ringjallur zërat për një largim të mundshëm gjatë verës.

E njëjta situatë ishte edhe në fillim të sezonit, para afatit kalimtar të janarit, kur mesfushori shprehte shenja pakënaqësie, por në fund barrën e situatës së krijuar e morri Jose Mourinho, i cili pastaj u shkarkua nga posti i trajnerit.

Situata nuk ndryshoi as me ardhjen e Ole Gunnar Solskjaer, kështu që Pogba mund të largohet gjatë verës, me Real Madridin si destinacioni më i mundshëm.

Trajneri i madrilenëve, Zindedine Zidane, duket se i ka ofruar një ‘ultimatum’ lojtarit që ka fituar Kupën e Botës me Francën.

Sipas raportimeve të ‘The Sun’, Zidane i ka thënë Pogbas se transferimi do të bëhet gjatë kësaj vere, ose nuk do të bëhet kurrë.

Më herët interesim për lojtarin ka pasur edhe nga Juventus e Barcelona, por këto dy skuadra duket sikur po heshtin mbi këtë çështje.