Zjarr në Moskë, dhjetëra të lënduar (Video)

10.07.2017 19:10:14

Të paktën 14 persona, përfshirë fëmijë, raportohet të jenë lënduar në një zjarr që ka shpërthyer në një qendër tregtare në verilindje të Moskës.

Në rrjetet sociale janë publikuar foto dhe video në të cilat shfaqet tym i madh dhe kaos.