Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e djeshme në një pallat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 25 persona, mes të cilëve edhe dy zjarrfikës.
Sipas mediave ndërkombëtare, ngjarja ka ndodhur në lokalitetin Silver Spring, në shtetin e Merilendit, dhe më pas është përhapur në ndërtesat përreth.
Policia ka njoftuar se zjarrfikësit, të cilët kanë punuar gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll flakët, ia kanë arritur qëllimit vetëm në orët e para të ditës së sotme.
Ndërsa mediat amerikane raportojnë se të paktën 3 ndërtesa të tjera janë dëmtuar nga përhapja e shpejtë e zjarrit, që përveç të lënduarve shkaktoi dhe panik tek banorët.