Zjarr në Spanjë, ka të vdekur dhe rreth 700 njerëz janë evakuuar

04.08.2016 17:24:11
Ishulli spanjoll ‘La Palma’, i cili është pjesë e Ishujve Kanarie, është përfshirë nga një zjarr i cili ka dalë jashtë kontrollit, ku janë evakuuar rreth 700 njerëz, thanë shërbimet emergjentes atje.
Një baba i pesë fëmijëve, ka vdekur pasi tentoi ta shuante zjarrin, i cili shpërtheu dje, i cili më pas u ndez më fuqishëm nga erërat e forta, shkruan Reuters.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rreth 200 zjarrfikës dhe ushtarë janë duke u përpjekur për të shuar zjarrin, raporton AP.

Policia spanjolle thonë se kanë arrestuar një gjerman 27-vjeçar i cili, sipas një burimi të afërt me hetimin, ka pranuar se ai ka shkaktuar aksidentalisht zjarrin.

Zjarri i fundit në këtë ishull, shpërtheu në vitin 2009, kur 4.000 njerëz ishin evakuuar.