Zjarrfikësit grek ndërmarrin aksion për të gjetur një shtetas të Maqedonisë të humbur në malin Olimp

26.06.2017 16:18:40

Gjatë tentimit për të arritur majën e malit Olimp, një shtetas i Maqedonisë ka ngecur dhe ka shkaktuar reagimin e njësive të zjarrfikësve, të cilët tërë natën kanë punuar për ta gjetur 26 vjeçarin.

Sipas mediave greke, shtetasi i Maqedonisë nuk ka patur pajisjet e duhura. Në një moment nuk ka ditur se nga t’ia mbajë, prandaj ka kërkuar ndihmë. Në misionin e gjetjes u kyçën 18 zjarrfikës nga Larisa, Litohori, Karteni dhe Selaniku.

Pas kërkimeve intensive, shtetasi i Maqedonisë është gjetur shëndosh e mirë.