Zjarri “Blue Cut” përfshin rreth 100 shtëpi

20.08.2016 09:38:40

Një zjarr në shkretëtirën më të lartë rurale të Kalifornisë ka shkatërruar më shumë se 300 ndërtesa, përfshirë 96 shtëpitë, njoftuan autoritetet.

Vlerësimet zyrtare të dëmtimit nga shefi i qarkut të San Bernardinos, Mark Hartwig janë të parat që kur flakët shpërthyen këtë të martë, dhe shumë shpejt u krijua një stuhi gjigande, të cilën rreth 1.600 zjarrfikës po luftojnë  për ta shuar.

Lënda e djegshme, e quajtur zjarri “Blue Cut”u ndez në afërsi të një shtegu ku janë shkrumbuar 150 kilometra katrorë dhe vazhdon të kërcënojë dy bashkësi të vogla në malet e thepisura të San Bernardinos, rreth 100 kilometra në lindje të Los Anxhelos.