Zona e Dukagjinit nuk e njeh Gucatin kryetar të OVL-së, e as Haradinajn nënkryetar

04.01.2017 19:31:50

Përfaqësuesi i Zonës së Dukagjinit në Komisionin Shtetëror për verifikimin e veteranëve të UÇK-së, Shkumbin Demaliaj ka thënë kryetari i OVL UÇK-së, Hysen Gucati nuk ka qenë në UÇK-së dhe se atë nuk e njeh për kryetar të kësaj organizate.

Demaliaj po ashtu ka thënë se nënkryetar i kësaj organizate, Nasim Haradinaj sipas statutit të OVL UÇK nuk ka të drejt ta ushtrojë këtë detyrë, pasi që është drejtor komunal në Komunën e Deçanit, transmeton lajmi.net.

Në debatin e organizuar në emision “Imazhi i Ditës” në RTK, Demaliaj po ashtu e ka akuzuar Gucatin se është mashtruar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti për ligjin e ri për veteranët dhe se edhe ai vet është mashtrues.

“Ti nuk ke të drejt ta përmendesh Daut Haradinajn, sepse t’i vet nuk ke qenë ushtar. Ke punë në furrë të bukës”, i ka thënë Demaliaj, Gucatit.

Sipas tij, Zona e Dukagjinit nuk e pranon këtë ligj dhe i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që mos ta nënshkruaj ligjin.