ZOT RUAJE KOMBIN SHQIPTAR NGA NJERËZ ME KARAKTER TË LEGENIT!

29.12.2020 14:10:50
Nga Ahmet Asani
Fjala karakter vjen nga fjala ‘gravurë’, fjalë që ka kuptimin e një vegle për bërje të vulave! Pra, karakteri është diçka e gëdhendur thellê në qenien e njeriut, diçka më e fortë se sa vetëdija e njeriut – karakteri është vula e njeriut!
Janë tri gjendja agregate të cilat i njeh shkenca: gjendja e gazët, e lëngët dhe ajo e ngurt e materjes! Gjendja e gazet eshte gjendje kaotike apo e padefinuar, gjendja e lenget eshte gjendje e cila e merr formën ne bazë te enës! Gjendja e vetme agregate në të cilen trupat dhe organizmat kanë formë eshte gjendja agregate e ngurt.
Kur kryetari dhe Kryesia e LDK-es e mbështetnin Vjosa Osmanin, që ajo t’i printe listës së LDK-es si kandidate e vetme për Kryeministre, Isa Mustafa ishte kryetar legjitim per Vjosën! Kur Isa Mustafa e mbështeti koalicionin LVV & LDK edhe pse Vjosa nuk doli e para, Albin Kurti e respektonte Isa Mustafën si Kryetar legjitim i LDK-es!
Kur LVV-ës filluan t’i skuqën sytë nga duhma e ideologjisë komuniste dhe filloi ta shoh Shtëpinë e Bardhë të kuqe, të shoh halucinacione me thitka ne pikë te ditës, kur populli shqiptar i Kosovës i përfaqësuar nga deputetët ia morri LVV-ës besimin si subjekt dhe Albin Kurtit besimin si kryeminister, atëherë per Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, Kryetari i LDK-ës brenda nate u bë Kryetar jolegjitim!?
Përgjigja mbi karakterin e atyre që kur u preket interesi personal, brenda nate i ndryshojnë idealet, është gjendja agregate e lengët! Trupat në gjendje agregate te lëngët e marrin formën në bazë të enës, nëse një lëng ndodhet në sahan e merr formen e sahanit, nese ndodhet në legen e merr formën e legenit! Zot ruaje kombin shqiptar nga njerëzit me karakter të legenit!