Zuckerberg ka angazhuar këshilltarin e Obamës dhe Clintonit

03.08.2017 17:30:21

Zuckerberg ka angazhuar këshilltarin e Obamës dhe Clintonit Themeluesi i rrjetit social Facebook”, Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan, kanë angazhuar për këshilltar demokratin Joel Benenson, i cili ka qenë ish-këshilltar i ish-presidentit amerikan, Barack Obama. Benenson, i cili ka qenë këshilltar edhe i ish-fushatës presidenciale të Hillary Clintonit, është angazhuar për të bërë hulumtime për Iniciativën Zuckerberg – Chan. Kompania e Benensonit do të bëjë hulumtime për këtë organizatë, misioni i së cilës është ngritja e potencialit njerëzor dhe promovimi i barazisë, shkruan rtv21.tv. Zuckerberg dhe Chan qysh më herët kanë paralajmëruar se 99 për qind të pasurisë së tyre do ta japim për qëllime humanitare. Vlerësohet se pasurua e tyre është rreth 45 miliardë dollarë dhe angazhimi i Benensonit është edhe një shenjë tjetër se çifti angazhimin filantropik po e drejton gjithnjë e më shumë kah politika. Çifti në janar ka punësuar David Palufin, menaxherin e fushatës së Obamës në vitin 2008, e ka angazhuar gjithashtu edhe Ejmi Dadllin, ish-këshilltaren e senatorit Tim Kejn. Përkundër faktit se ka mohuar se është i interesuar për politikë apo ndonjë funksion publik, Zuckerberg shpesh përmendet si kandidat potencial për president në zgjedhjet në vitin 2020.