Zv. Presidenti i Parlamentit Evropian shtron darkë për Ramiz Lladrovcin

12.05.2019 23:00:06

Në kuadër të vizitës zyrtare në Baden Würtemberg, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, u prit në darkë nga zv. Presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ku ishin të pranishëm edhe subjektet e ndryshme politike të kësaj njësie federale të Gjermanisë.

Rainer Wieland, zv. President i Parlamentit Evropian, ka shtruar darkë për kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci me rastin e vizitës së tij zyrtare në Shtutgart të Gjermanisë.

Kryetari Lladrovci, ka falënderuar z. Wieland për pritjen miqësore dhe më pas e ka njoftuar atë dhe asamblistët e subjekteve politike të Shtutgartit, se Komuna e Drenasit udhëhiqet me mbi 60% të grave.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci, këshilltareve komunale u ka dhuruar nga një varëse të punuara nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave.

Sot, gjatë ditës është hapur ekspozita e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Shtutgart, me fotot nga vizita e Z. Wieland në Kosovë, ku ishin të pranishëm trupi diplomatik i akredituar në Shtutgart dhe shumë  mysafirë të tjerë, politikanë, deputetë gjermanë dhe personalitete të shquara gjermane.