“Zvicra është me fat që ka lojëtarë të Behar Maliqi dhe Xhakës”…

18.06.2018 16:27:38

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, futbollisti Behar Maliqi dhe kryetari i FC Prishtina futsall, Fatos Dili, kanë qenë të ftuarit e sotëm në emisionin “Fanzone” të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), që i dedikohet Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Në këtë emision argëtues-sportive, u diskutua për ngjarjen më të madhe në planet, Kampionatin Botëror që këtyre ditëve po mbahet në Rusi.

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova i njohur si “Messi” i Kosovës, shpreson se një ditë edhe Kosova do të jetë në një Kampionat Botëror. Ai thotë se goli i Coutinhos ishte më i bukur deri tani në këtë Botëror.

“Ëndrra e çdo lojtari është Botërori. Shpresoj se edhe ne me Kombëtaren tone një ditë te jemi në Boëtror”, tha Zhegrova.

“Goli i Coutinhos ishte më i bukuri deri tani”, theksoi ai.