Zyrari i UEFA-s është ndarë i pakënaqur me gjendjen e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë

01.03.2017 14:19:17
Tyrge Borno nuk ka mbetur i kënaqur nga ajo që ka parë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Gjatë inspektimit të gjendjes së stadiumit, inspektori i UEFA-s ka thënë se gjendja nuk ka ndryshuar fare nga viti i kaluar.

Inspektori i UEFA-s ka thënë se gjendja nuk ka ndryshuar fare nga viti i kaluar. “Përkundër që i keni pasur të gjitha të shkruara se çfarë duhet punuar, asgjë nuk është punuar”, ka thënë Borno.