Amnesty International: Është koha që ne të gjithë të ngrihemi së bashku dhe të vëmë një ndalesë për politikën e demonizimit e cila është duke krijuar një botë të rrezikshme

01.03.2017 14:10:10

Duke i pasur parasysh ngjarjet që kanë ndodhur këtë vit, të cilat kanë shkelur dukshëm të drejta e njeriut dhe bazat për krijimin e një shoqërie të mirfilltë të bazuar mbi barazinë dhe tolerancën e rrerspektin ndërfetar e etnik, Amnesty International kërkon ndihmën e çdo njeriu për të mbrojtur të drejtat njerëzore.

Me nisjen e Raportit Vjetor, Amnesty International u bën thirrje njerëzve në mbarë botën që të mos lejojnë retorikën e frikës, fajit dhe urrejtjes të dëmtojë vizionin për një shoqëri të hapur dhe të bazaur mbi barazinë mes njerëzve. Nëse çdo individ merr një qëndrim dhe vepron për të mbrojtur të drejtat tona njerëzore, së bashku ne mund ta ndryshojmë këtë realitet të hidhur.

Viti 2016 ishte viti i “ne kundër tyre”, nga liderët populistë të cilët veçuan grupe njerëzish si një kërcënim për interesat kombëtare. Në qoftë se më shumë vende reduktojnë drejtat tona në emër të sigurisë kombëtare, rezultati mund të jetë një kolaps total prej themeleve të të drejtave universale të njeriut, transmeton amnesty.org.

Lëvizjet paqësore të tilla si International Women’s March, protestat pro-demokracisë në Gambia dhe protestat e studentëve Ayotzinapa në Meksikë duhet të na frymëzojë që të ngrihemi dhe të mbrojmë të drejtat tona. /fokusi.org/