Gareth Bale ka vazhduar kontratën me Real Madridin deri në vitin 2022
Real Madridi ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Gareth Bale për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2022.
Lojtari nesër do të nënshkruaj kontratë dhe në ora 13:30 do të paraqitet në konferencë për media.
“Real Madrid dhe Gareth Bale kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës, e cila do ta mbajë atë në skuadër deri në vitin 2022”, thuhet në njoftimin zyrtar të Realit.
Bale është lojtari i katërt më radhë në pak ditë që vazhdon kontratën me Realin, pas Toni Kroos, Luka Modric dhe Lucaz Vazquez.