Ambasada e Kosovës në Romë vendos në dispozicion numrat emergjent për qytetarët kosovarë

30.10.2016 13:31:55

Pas tërmetit që ndodhi sot, në rast nevoje për t’i ardhur në ndihmë kosovarëve që jetojnë në Itali, Ambasada e Kosovës në Romë ka vënë në dispozicion të qytetarëve numrat e emergjencës.

+39 349 2704249 dhe +39 333 3312363 janë numrat që mund të thirrni, nëse ju duhet ndihmë nga autoritetet vendëse.

“Urojmë që pasojat të jenë sa më të vogla. Jemi pranë popullit dhe qeverisë italiane në këto momente të vështira”, thuhet nga Ambasada e Kosovës në Romë.